10 qershor 2015 – Nëse dyshoni se partneri po ju gënjen, shumë lehtë mund ta zgjidhni dilemën dhe të bindeni se çfarë ka pas atyre fjalëve të ëmbla. Në ndihmë ju vijnë këshillat e ish-agjentit të FBI-së, Jack Treyarch, i cili ju tregon 6 shenja nga të cilat mund ta kuptoni që partneri po ju gënjen.

1. Sillet ndryshe
Për shembull, nëse e pyesni ku ka qenë të premten në mbrëmje, dhe ai fillon të marrë frymë thellë, prek hundën, buzët, kollitet, me siguri diçka nuk është në rregull.

2. Shikon në dysheme
Nëse mashkulli fsheh diçka nga ju, do të fillojë të shikojë në dysheme madje pa lëvizur qerpikët! Gënjejnë pa kurrfarë turpi!

3. Kur e pyesni përgjigjet me kundërpyetje
Gjithmonë ka qenë dhe do të funksionojë taktika që sulmi është mbrojtja më e mirë. Kjo taktikë, të cilën çdo mashkull tradhtar e përdor me më shumë dëshirë, pyetjes suaj do t’i përgjigjet duke ju pyetur, sepse kështu do të ketë kohë për të shpifur ndonjë gënjeshtër sa më të bindshme.

4. Fajin e vet jua ve juve
Kur njerëzit janë fajtorë, zakonisht përpiqen që fajin t’ia hedhin atij ndaj të cilit kanë gabuar, thotë agjenti i FBI-së.

5. Ndryshon bisedën
E keni vënë re që ndonjëherë njerëzit kur thonë të vërtetën, gjithmonë e tregojnë të njëjtin tregim njësoj? Kini parasysh, nëse ndryshon tregimin, me siguri fsheh diçka nga ju!

6. Betohet në çdo gjë dhe për çdo gjë
Nëse ndërgjegjen e ka të pastër, kurrë nuk do të ulë veten aq poshtë sa që të betohet rrejshëm, vetëm e vetëm për të fshehur gabimet e veta.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/