7 qershor 2015 – Presidenti turk, Rexhep Erdogan ka pësuar tronditje pas numërimit të zgjedhjeve parlamentare në vendin e tij. Partia e tij AKP ka marrë 40.8 për qind të votave, ndërsa ka mbetur vetëm pak nga shifra përfundimtare. Surpriza është sigurimi i 13 për qind të votave nga partia kurde. Përfaqësuesi i kësaj partie tha se, me këto vota i jepet fund fuqisë diktatoriale të deritanishme të presidentit Erdogan. Nga ana e Partisë për Zhvillim e Drejtësi (AKP), nuk ka pasur asnjë koment pas shifrave të para.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”