7 qershor 2015 – Drejt Italisë nga Shëngjini. Një linjë trageti ka nisur funksionimin, nga Porti i Shëngjinit drejt Brindizit dhe anasjellas. Për përurimin e linjës ka qenë sot i pranishëm në Shëngjin kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto. Me këtë linjë u zgjerua harta e udhëtimeve drejt shtetit fqinj, pas Portit të Durrësit dhe të Vlorës, duke e bërë Shëngjinin të rëndësishëm jo vetëm për tregti e peshkim, por dhe për transport udhëtarësh. Me rëndësi linja është për emigrantët që janë me origjinë nga vendet e Shqipërisë së Veriut, por dhe Kosovës e më gjerë.

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”