2 qershor 2015 – Dong Fang Zhi Xing, një target tip krociere lumore , ndërsa lundronte nga Porti i Nankingut për në Portin lumor të Conkingut u përmbys në Lumin Jnace, për shkak të erërave të forta. Përmbysja e krocierës ndodhi në orët e vona të natës së të hënës më 1 qershor 2015. Vetëm 7 pasagjerë mundën të dalin me not në breg të lumit. Anijet e shpëtimit nxorrën nga njëra prej sentinave të anijes 10 persona, anëtarë të ekujpazhit dhe pasagjerë si edhe kufomën e një pasagjeri tjetër. Në anije në momentin e përmbysjes ishin 410 pasagjerë dhe 47 anëtarë të ekuipazhit. Në ndihmë të anijes kanë shkuar 14 anije patrulluese dhe 39 anije të tjera. Besohet se ndër mbi 400 persona të zhdukur një pjesë janë gjallë në ambientet e brendshme të anijes, ku ka edhe xhepa ajri, që do u mundësojnë mbijetesën për një kohë të kufizuar.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"