Dashi
Ndihesh pak keq me humorin. Por gjithsesi mos u shqetëso, pasi në mes të ditës sot, dikush do të ndryshojë gradualisht gjendjen tënde shpirtërore. Nuk përjashtohet as fakti që ti të kesh takime të reja ditën e sotme. Bilanci do të jetë pozitiv, mbi të gjitha nëse do të arrish të kalosh disa probleme në lidhje me çështje sentimentale.
Demi
Mungon vetëm pak e më në fund do të nisësh të shikosh dritën. Ose më mirë, rezultatin e angazhimit tënd, që deri tani u duk sikur po kalonte pa u vënë re. Por në realitet mund të jetë i lidhur me rrënjë të forta. Ndërkohë, gjej kohën për t’iu dedikuar më shumë kohë jetës tënde sentimentale, qoftë nëse je në çift apo po shikon dikë përqark.
Binjakët
Kundërshtitë Hënë-Mërkur e bëjnë gjithçka më të vështirë dhe nuk përjashtohet që diçka mund t’ju detyrojë të shtyni programin e ditës. Por, mos hiq dorë e mos u dorëzo, sepse për një kohë të shkurtër do të rimerrni veten. Dëgjoje këshillën e një miku përsa i përket një çështjeje sentimenale: do t’ju shërbejë shumë. Dhe përsa u përket miqve: Dedikohuni edhe atyre.
Gaforrja
Ke plot energji për të shitur sot. Dhe për rrjedhojë, kjo ditë do të jetë tepër e frytshme. Favorizoni njohjet e reja dhe udhëtimet, por edhe momentet për të kaliar me miqtë: me pak fjalë, sot do të kesh mundësinë për t’u shplodhur dhe për t’u argëtuar siç nuk e bëni prej kohësh. Për sa i përket dashurisë, përkundrazi, po e pret. Ndoshta mund të jetë dhe rrotull…
Luani
Kjo e sotmja është një ditë gati afër perfeksionit. Kalimi i Hënës në Shigjetar do ta bëjë ideale çdo situatë në të cilën do të gjendeni. Humori yt i mirë do të jetë ngjitës dhe nuk do të mungojnë raste për të bërë takime të reja. Përsa i përket dashurisë, është e mundur që të ndodhë një keqkuptim i vogël, por që do të kalojë shpejt, pikërisht falë pozivitetit tuaj.
Virgjëresha
Duhet të organizohesh pak më mirë, mbi të gjitha në aspektin mendor. Përndryshe rrezikon që të vësh mbi tavolinë një mal me gjëra, por që në fund të fundit të mos bësh asgjë. Reflekto pra dhe ndoshta prapsohu pak sot sa të marrësh veten. Provo të bësh një listë me prioritetet që do të jenë të rëndësishme për nesër. Dhe kushtoji vëmendje partnerit, pasi do të jetë e nevojshme për të lexuar edhe në mes rreshtash.
Peshorja
Hëna dhe Shigjetari mund të sjellin një risi të madhe. Për pasojë do të të bëjë që të shkëputesh nga rutina që herë pas herë të rezulton si mbytëse. Për sa i përket punës, nëse je në kërkim të diçkaje të re, mund të zhbllokohet diçka. Kërko të kesh përqendrimin maksimal për të gjitha eventet. Në dashuri rriji larg shfrenimeve dhe pasionit.
Akrepi
Ka diçka mbi të cilën duhet të reflektosh, që ndoshta të ka mundur në aspektin emocional. Me fjalë të tjerë, ke nevojë për kohë të plotë për veten. Dhe atëherë, do të marrësh përgjegjësinë që të gjitha të tjerat t’i kalosh në plan të dytë. Është e nevojshme që të ndihesh më mirë edhe me të tjerët. Partneri juaj, nëse është i duhuri, do t’ju kuptojë.
Shigjetari
Hëna të shtyn që të jesh më aktiv e dinamik. Nuk të ka thënë askush që sot duhet t’i dorëzohesh apatisë. Përkundrazi, rrethohu nga persona pozitivë. Përfito edhe për të kaluar një fare kohe në ajër të pastër, sepse do t’ju bëjë mirë si për trupin, ashtu edhe për shpirtin.
Bricjapi
Po vjen diçka e re dhe diçka që e prisnit. Po mos u nxitoni, pasi duhet të prisni që frutet e shumëpritura t’i merrni të pjekura mirë. Ndërkaq, përkushtojuni familjes që kohët e fundit e ke lënë në plan të dytë për një sërë motivesh. Mund t’i kthehesh një teme që e keni lënë përgjysmë dhe ta diskutoni.
Ujori
Ke realisht shumë gjëra për të cilat të mendosh, por ndërkohë ndjen një nevojë të madh të shpejtosh. Pra, kërko që të shfrytëzosh sa më mirë këtë ditë. Ço në plan të dytë kërkesat e tjera dhe nevojën për të punuar, të paktën për sot. Nëse mundesh, përpiqu që të bësh pak aktivitet fizik.
Peshqit
Neptuni në shenjën tuaj sot do t’ju bëjë me humor të luhatshëm, që mund të ndryshojë nga minuti në minut. Gjej mënyrën që ata që ta ndjejnë këtë të mos jenë personat që keni rrotull, aq më pak ata që janë pjesë e jetës suaj private. Pasdite mbaj parasysh edhe një event të vogël që mund të sjellë zhvillime pozitive.
Agjencia e lajmeve "Dyrrah"





