31 maj 2015 – Aktualisht në Itali jetojnë rreth 5 milionë emigrantë me dokumenta të rregullta qëndrimi pa të drejtë vote. Janë të gjithë qytetarë të huaj që prej vitesh jetojnë, punojnë, studiojnë në universitete e paguajnë rregullisht taksat e shtetit italian, janë një pjesë e rëndësishme e popullsisë dhe ekonomisë së këtij vendi që i mohohet një e drejtë themelore.

Kjo gjë ndodh dhe sot kur Italia zhvillon zgjedhjet lokale në shtatë rajone të rëndësishme të vendit dhe emigrantët rezidentë në to nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre vendorë.

Prej tre vitesh në Parlamentin e Italisë, pritet të shqyrtohen dy propozime ligjesh popullore firmosur prej më shumë se 200 mijë qytetarësh italianë mbi reformën e nënshtetësisë e të drejtën e votës së emigratëve.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/