31 maj 2015 – Djali i madh i zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, të shtunën me 30 maj, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.

Bideni i ri, i njohur si Beau, vuante prej kohësh nga kanceri. Ai kishte shërbyer si kapiten në Gardën Kombëtare të Delawaret në Irak.

Edhe presidenti Obama shprehu hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të djalit të mikut të tij.

“Michele dhe unë jemi shumë të mërzitur sonte. Beau Biden ishte mik i yni. Familja e tij e dashur – Hallie, Natalie dhe Hunter janë miqtë tanë. Joe dhe Jll Biden janë miqtë më të mirë që mund t’i kemi. Beau Biden besoi më të mirë për të gjithë ne. Për të dhe familjen e tij, ne po ndezim qirinj”, u shpreh Obama.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/