Dashi
Argëtohu sot. Harxho në mënyrë të zgjuar dhe do të jesh i shpërblyer. Sot është një e shtunë për të bërë shopping për verë. Duhet dhe do më në fund që t’i bësh vetes një dhuratë, e cila të vlerësojë punën tënde, angazhimet dhe sakrificat për kohën e kaluar së fundmi.
Demi
Edhe pse e shtunë, do të jesh pak nervoz dhe kapriçioz, pasi ndoshta do të kesh grumbulluar shumë angazhime serioze. Këto ju bëjnë që në darkë të jeni totalisht të këputur. Nesër pa merak, do të keni mundësi të shplodheni.
Binjakët
Drekë me familjen ose me miqtë, kafe radhazi dhe në fund të ditës do të kesh ndonjë fije mërzije ndoshta, por edhe shumë qetësi. Në fund të fundit, duhet ta stakosh mendjen dhe ndoshta mund t’ia dalësh nëse do të jesh i rrethuar nga personat e duhur.
Gaforrja
Ndoshta nuk do të jesh në formë perfekte, ndoshta shpresoje për një ditë me grintë dhe kështu do të duhet të rishikoje programin. Ndoshta mund të heqësh dorë nga ndonjë angazhim për t’i lënë më tepër kohë vetes. Të ndalosh herë pas herë është një detyrim për ty.
Luani
Lodhja nuk të frikëson kurrë dhe as puna. Madje mund të jetë e pëlqyeshme kur të rrethon harmonia dhe qetësia. Ndoshta mund të jetë një e shtunë e ngarkuar me punë, por gjithsesi me buzëqeshje.
Virgjëresha
Sikur një film, sot dikush do të të sjellë mëngjesin në shtrat, partneri do të organizojë një ditë jo të zakonshme. Edhe pse me gjëra të thjeshta dita do të të mbushet me surpriza të bukura. Në fakt jo, nuk po ëndërron, po ndonjëherë realiteti mund të jetë një endërr.
Peshorja
Je padron i kohës tënde dhe çdo orë e minutë shkon sipas ritmit tënd. Ke nevojë për ngadalësi, qetësi, të hash mëngjes në orën e drekës dhe të ndalosh çdo gjë rreth teje. Mërkuri do t’ju favorizojë për të gjetur vetveten.
Akrepi
Relaksi dhe dashuria mund ta përmirësojnë çdo ditë tënden. Pret që rigjesh apo konfirmosh harmoninë në çift. Venusii godet sërish dhe me fat do të jenë çiftet e konsoliduara dhe beqarët që kërkojnë dashurinë.
Shigjetari
Të shtunën, bashkë me partnerin zakonisht zgjoheshit vonë, por prej disa kohësh mungon intimiteti mes jush. Flit me partnerin, përballoje problemin. Më tepër se problem seksual duhet të ketë sintoni në lidhje. A mos ndoshta puna që keni po ju mban pak në distancë?
Bricjapi
Nganjëherë të ndalosh është detyrim për ju dhe të mos bësh asgjë është dhurata më e mirë që mund të bësh për veten. Sot nuk do të kesh shumë dëshirë për të bërë gjë, për të krijuar apo menduar. Dita juaj do të jetë sot: shtrat, divan, drekë, divan, shtrat, darkë e prapë shtrat.
Ujori
Do të kaloni një darkë me të afërm dhe miq, rrethuar nga ndjenja të forta. Sot qetësia shkon shumë mirë me thjeshtësinë, ashtu si dhe me ushqimin e bollshëm dhe me shoqërinë me njerëzit që doni të keni afër dhe të bisedoni me ta. Shumë emocione ju presin sot për t’i zbuluar.
Peshqit
E dashuron natyrën dhe qëndrimi në ajër të pastër për ty është e paçmuar. Sot pa diskutim që do të gjesh një tarracë, një kopësht ose një hapërisë ku do të kënaqesh dhe do të shfrysh pasionet e tua.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





