28 maj 2015 – 150 vite burg në total ka qenë dënimi i Gjykatës së Korçës për të arratisurit nga burgu i Drenovës dy vite më parë.

Organizatorët e arratisjes, Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri, janë dënuar me 25 vite burg, ndërsa Artur Gora është dënuar me 2 vite e 6 muaj heqje lirie.

Ndërsa bashkëpunëtorët kanë marrë këto dënime: Elvis Lami është dënuar me 17 vite burg, Olsian Maçi me 13 vite, Albi Mecini dhe Alfred Qefaliaj me nga 15 vite burg, dhe Bledian Deda me 16 vjet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/