Një grua rreth 45 vjeçe është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në Liqenin e Thatë, në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 07:10 shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë u njoftuan se një shtetase dyshohej se ishte vetëhedhur në ujë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u angazhuan polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet. Rreth orës 09:00, ata gjetën në ujërat e liqenit trupin e pajetë të shtetases me inicialet M. T., rreth 45 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.