28 maj 2015 – Agjencia ruse Roskomnadzor, që merret me mbikëqyrjen e mediave, për shkelje të ligjeve në lidhje me internetin ka kërcënuar Google-in, Facebook-un dhe Twitte-in.

Agjencia u ka dërguar kompanive një letër, ku thotë se qeveria ruse do të bllokojë qasjen në shërbimet që ofrojnë këto kompani, nëse ata nuk do t’u binden rregullave, raporton "The Guardian".

Në muajin maj, Rusia miratoi një ligj i quajtur “Bloggers Law”, i cili thotë se çdo sajt me më shumë se 3 mijë vizitorë në ditë do të konsiderohet si një burim informacioni dhe do të jetë përgjegjës për vërtetësinë e lajmeve që publikon.

Kështu, për të zbatuar këtë ligj, kompanive si Google, Twitter dhe Facebook iu është kërkuar që të dorëzojnë të dhëna në lidhje me këto uebsajte te qeveria ruse. 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/