Një 3-vjeçare është aksidentuar nga babai i saj me mjetin tip zetor në oborrin e banesës së tyre.
“Rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, shtetasi me iniciale E.T. duke drejtuar mjetin tip zetor në oborrin e banesës së vet, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe. Vajza ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





