26 maj 2015 – Fatos Sakolli, 41 vjeç, nga Berati, u ekstradua dje nga Zvicra drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni ndaj një vajze.

Sakolli kishte mashtruar shtetasen K.K., duke e çuar atë në Belgjikë, me premtimin se do të fejoheshin, por më pas e kishte detyruar atë të ushtronte prostitucion kundër vullnetit të saj.

Arrestimi i Sakollit në Zvicër u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bernën. Ai është dënuar që në vitin 2005 me 15 vite burg i akuzuar për “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/