25 maj 2015 – Ndodhi në Itali, në Xhenova. Flavio Vargiu, i cili sot do të ishte 83 vjeç, u gjet i vdekur në banesën e tij. Policia tha se trupi i tij ishte mumifikuar, si pasojë e kohës së gjatë të qëndrimit në ambientin e mbyllur.

Shkak për zbulimin e viktimës është bërë ankesa se i moshuari nuk kishte paguar pagesën tek administratori i banesës. Ky i fundit kërkoi ndihmë tek autoritetet dhe përmbaruesit iu drejtuan shtëpisë me urdhrin e sekuestros në duar. Pasi nuk iu përgjigj njeri ata shpërthyen derën, ku gjetën viktimën me kalendarin e dhomës që datonte 2008. Si nipi dhe një i afërm i tij treguan se kanë menduar që Vargiu ishte transferuar në ndonjë azil. Ai ishte i vetëmuar dhe nuk fliste me njeri, duke bërë që dhe trupi t’i gjendej rastësisht pas 7 vitesh.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”