25 maj 2015 – Karabinierët italianë njëlloj si policët e ministrit Tahiri arrestuan 28 vjecarin Florian LLanajn, sepse po drejtonte një veturë Audi pa patentë. Karabinierët e qytetit të Mesinës (Sicili) natën e së djelës më 24 maj 2015 tentuan të ndalojnë Audin e drejtuar nga Floriani, por ky i fundit nuk ndaloi dhe shtoi shpejtësinë. Disa makina karabinierësh iu vunë pas duke e ndjekur edhe kur e ngiste makinënme shpejtësi në krah të kundërt në rrugë me një drejtim kalimi. Florjani i rrethuar nga makinat e karabinierëve braktis Audin dhe tenton të largohet me vrap. Pas një përleshje të shkurtër arrestohet nga karabinierët. Makina sekuestrohet, ndërsa LLanaj dërgohet në burg, sepse jo vetëm që ngiste makinën pa patentë, por ishte edhe klandestin në Itali.

 

 

 

GJERGJ THANASI