25 maj 2015 – Dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar nga uniformat blu në Durrës, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar automjetet e tyre pa patentë.

Burime të policisë njoftojnë se në pranga ranë shtetasit:

-Astrit Zylyftari,39 vjeç, banues në Durrës,

-Manushaqe Budila, 32 vjeçe, banuese në Tiranë,

-Fabian Xhakosi, 19 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i këtyre personave u bë nga specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në  Komisariatin e Policisë Durrës, të cilët akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/