25 maj 2015 – Sajmir Kaziu, 35 vjeç i divorcuar, me disa precedentë penalë për dhunë, u arrestua nga karabinierët sepse rrahu ish-gruan në sytë e dy fëmijve të mitur.

Sajmiri këtë të shtunë më 23 maj 2015, sipas vendimit të gjykatës po i kthente fëmijët në shtëpinë e ish-gruas pasi kishin kaluar së bashku një pjesë të fundjavës. Në rrugë ai takon ish-gruan dhe fillon ta shajë e kërcënojë më pas ta godasë me grushta e shkelma.

Një autopatrullë e karabinierisë ndërhyn dhe e prangos. Pas arrestimit Sajmiri dërgohet në burgun San Pio X në pritje të gjykimit.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/