25 maj 2015 – Në 3 të mëngjesit të datës 24 maj 2015, një makinë fuoristradë e markës Mitsubishi u përpi nga flakët në qytetin e Olbias në Sardenjë. Djegia e makinës ishte e qëllimshme, një atentat me zjarr tipik me tipare mafioze.

Makina ishte pronë e kompanisë së pastrimit kimik “Egla” me pronare Eglantina Mullaliun, emigrante shqiptare e cila tashmë ka hapur biznesin e saj të suksesshëm në Sardenjë.

Zonja Eglantina shprehet për mediat italiane se ajo nuk ka armiq, dhe në biznesin e saj janë të punësuar jo vetëm shqiptarë por edhe italianë. Karabinieria po e heton intensivisht djegien e automjetit Mitsubishi.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/