23 maj 2015 – Pas një votimi historik, Irlanda bëhet vendi i parë në botë që legalizon martesat mes të njëtit seks, vendosur nga vota popullore.
3.2 milionë njerëz votuan dhe rezultatet e para të numërimit po tregojnë që shumica e votuesve janë në favor të ligjërimit të martesave gay. Vota pro martesave gay vjen pas një fushate intensive në vendin katolik më të madh në botë.
Megjithatë, më shumë se 18 vende të tjera të botës e kanë legalizuar martesën gay, Irlanda është vendi i parë që i ka thënë pro, përmes referendumit kombëtar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/