23 maj 2015 – Prokuroria e Përgjithshme ka autorizuar sot forcat speciale RENEA për të marrë në mbrojtje të menjëhershme ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe familjen e tij, pas kërcënimeve me mesazhe telefonike.

Ky status mbrojtjeje i jepet ministrit për një kohë të pacaktuar, pasi ka dyshime të forta se kërcënimet ndaj familjes Tahiri janë tepër serioze. Zanafilla nis me tritolin e vendosur në farmacinë e të atit, për të cilën me vonë u akuzua familja Gjuta. Forcat speciale RENEA janë autorizuar të ruajnë banesën e ministrit dhe atë të babait të tij.

Lidhur me kërcënimin ndaj Tahirit lexo këtu: Kush e ka kërcënuar me jetë ministrin Tahiri?

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/