23 maj 2015 – Rreth 46 mijë maturantë në mbarë vendin sot do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj.
Testi për provimin e gjuhës së huaj fillon në orën 10:00 dhe do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej), dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi që zgjat 2 orë e 30 minuta, vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.
Datat e provimeve të detyruara:
Gjuha shqipe dhe Letërsia më 29 maj,
Matematika më 9 qershor,
Provimi me zgjedhje më 19 qershor.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/