Një 71-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal me ujë në Darëzeze. Mësohet se vikitma është peshkatari Kristaq Mëngjesi, i cili peshkonte te gryka e kanalit që derdhet në det.

“Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur. Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar.“, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.