Mëngjesin e sotëm është përfshirë në flakë një automjet në Xhafzotaj. Sipas informacionit paraprak të policisë, mësohet se shkak është bërë një difekt teknik.
“Më datë 01.03.2021, në orën 09:10, në Xhafzotaj, dyshohet si pasojë e një difekti teknik, ka marë flakë mjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit E. Ll., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale.“, njoftojnë burimet zyrtare.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.





