19 maj 2015 – Fotot e realizuara kohët e fundit nga ajri të japin përshtypjen se Rruga Tregtare në Durrës, së bashku me kupolën e Xhamisë së Madhe dhe godinat e drejtorisë së portit, kanë pamjen e një spirance detare. Kjo rrugë, që aktualisht mban emrin Bulevardi Epidamn është ndërtuar pas tërmetit të vitit 1926, sipas planit urbanistik të A. Brasinit.  

Nuk dihet nëse ka qenë ky edhe qëllimi i urbanistit italian, kur thuajse në të njëjtën kohë pamja që afronte nga lart Bulevardi kryesor i Tiranës ishte një kopje e shenjave fashiste të Liktorit.

Arkitektura musoliniane e viteve 1930 vazhdon të jetë e dukshme në disa nga qytetet kryesore të vendit, ashtu si duket se ngjason bulevardi kryesor i Durrësit me formën e spirancës.

 

 

g.k/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”