18 maj 2015 – Një 39-vjeçare ndërmori një akt vetëvrasjeje të padëgjuar më parë. Pikërisht në Dubai, nga ndërtesa më e lartë e botës, Burj Khalifa, Laura Vanessa Nunes, e dëshpëruar nga ndarja me të dashurin, një manjat nga Emiratet e Bashkuara, ajo u vetëhodh. Gruaja ishte ngjitur në katin e 148, në katin e përshtatur për turistët që duan të bëjnë foto me pamje magjike. Pjesa e sipërme e dritareve është e hapur, çka i dha mundësi 39-vjeçares të ngjitet e më pas të fluturojë poshtë në vendimin vetëflijues.

Ngjarja ka ndodhur në nëntorin e shkuar, por nëna e viktimës, nga Afrika e Jugut, thotë se nuk do të gjejë paqe pa e zbardhur plotësisht. Sipas nënës, autoritetet vendase e mbajtën të fshehur atë që ndodhi në ndërtesën më të lartë në botë, por pa masa sigurie. Pas ngjarjes, pronarët kanë marrë masa për ta izoluar tërësisht hapësirën, për të shmangur histori të ngjashme.

Laura Vanessa Nunes kishte shkuar për punë në Dubai, ku u lidh me pasanikun vendas, i cili e refuzoi pas disa vitesh.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”