18 maj 2015 – Ndonëse duhet të ishte dita më e lumtur e saj, një 17-vjeçare e veshur me fustan të bardhë duket nga fytyra që po martohet me detyrim. Kheda Goilabiyeva, 17 vjeçe, është bërë nusja e dytë e një shefi policie nga Çeçenia, Nazhud Guchigov, 47 vjeç. Ky i fundit, siç raportojnë mediat e huaja, e ka kërcënuar me rrëmbim adoleshenten nëse ajo nuk pranon të martohet ligjërisht. Në fakt, në ceremoni, vajza është pyetur 3 herë nëse do të martohet me 47-vjeçarin. Autoritetet ruse për të drejtat e njeriut e kanë dënuar këtë akt të paprecedent, por pa mundur të bëjnë më tepër.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”