Dashi
Për ju do të jetë një e dielë e veçantë. Ajo që besonit se e kishit përfunduar me shumë gjasa duhet riparë. Në dashuri do të përfshiheni nga gëzimi dhe nga dëshira për t’ia treguar partnerit sesa e doni. Shëndeti shkoni mirë, por kujdes mos abuzoni me vaktet.
Demi
Një e diel shplodhëse kjo. Do të jeni plot energji dhe të rrethuar nga qetësia. Mund të shkrini talentin sot në kuzhinë, duke tentuar dhe pjata të reja. Përsa i përket dashurisë, do të jepni më të mirën tuaj dhe do të merrni po ashtu shumë dashuri, si nga partnerët edhe nga familjarët.
Binjakët
Do të ndiheni të lodhur, ndoshta pak nervozë e mbi të gjitha jo të kuptueshëm. Partneri juaj nuk do të jetë në anë tuaj sot. Evitoni të qëndroni për orë të tëra para kompjuterit dhe për atë që është single në punë mund të zbuloni një miqësi të bukur me një koleg.
Gaforrja
Sot është një e diel e mbushur plot gëzim. Do të jeni më në fund plot humor, rrethuar nga të dashurit tuaj. Organizo një ditë në shoqërinë e familjes, do të ndihesh i dashuruar.
Luani
Duhet të kesh durim. Do të kesh zënka në lidhjen tuaj, por mund të ketë edhe në familje për çështje financiare. Kështu që evitoni diskutimet. Trishtimi që shfaqni mund të jetë shkak që të rëndohet marrëdhënia me partnerin, por mos u dekurajoni.
Virgjëresha
Do të ndiheni të qetë, por pavarësisht kësajj nuk do të arrini të jeni plotësisht optimistë. Nëse jeni të interesuar ndaj dikujt në veçanti, sot është dita e duhur. Përgatituni për një takim special.
Peshorja
Jeni shumë të dhënë pas punës, me pak konsideratë për ndjenjat dhe kjo mund të sjellë probleme me familjarët e tu. Duhet të kesh parasysh se nuk është gjë e mirë që të heqësh dorë nga të tjerët, pasi nëse kjo ndodh për një kohë të gjatë mund të prishë marrëdhëniet me ta. Prandaj sot bëj një xhiro, do t’ju bërë mirë për shëndetin dhe raportin me të afërmit.
Akrepi
Do të ndiheni nervozë sot dhe kjo mund t’ju çojë drejt ekzagjerimeve, por durimi ka një kufi edhe për atë që ka shumë. Prandaj jepini fund mbajtjes së turinjve varur dhe veproni me buzëqeshje për të mos e prishur këtë të diel. Lëvizni sepse rrezikoni për t’u bërë tepër dembelë.
Shigjetari
Një e diel kjo disi poshtë standarteve tuaja, do të ndiheni të lodhur. Jeni tërhequr pas çështjeve që ju shqetësojnë, por përpiquni që të shplodheni pak të paktën ditën e sotme. Përsa i përket punës, do të jeni të detyruar që të bëni kompromise, pasi nuk keni mundësi të bëni gjë tjetër.
Bricjapi
E diela e sotme është perfekte për të shkuar në kërkim të stimujve të rinj. Lëvizni dhe shkoni të zbuloni vende të reja që ju bëjnë të ndiheni plot energji e jetë. Përsa i përket punës do të viheni përballë një vendimi: do të rrezikoni për të pasur më shumë apo do ta lini gjithçka siç është?
Ujori
Mëngjesi nuk është nga ata më të mirët, por humori juaj do të përmirësohet me kalimin e orëve. Mendoni pozitivisht, vera është në ardhje dhe po afrohet udhëtimi i radhës. Planifikoni sesi do ta organizoni.
Peshqit
Yjet sot janë me ju dhe do t’ju ndihmojnë për të realizuar ëndërrat tuaja. Nëse prisni prej kohësh një deklaratë, sot do të jetë dita e duhur. Do të jeni shumë të bukur në sytë e të gjithëve, por energjitë tuaja në fakt janë në rënie.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





