16 maj 2015 – Muhammed Morsi, ish-presidenti egjiptian është dënuar me vdekje. Gjykata transferoi çështjen e ish-presidentit islamik te Myftiu i Madh, i cili konsulton çdo dënim me vdekje para se të merret vendimi i prerë.
Gjykata ka dhënë të njëjtin vendim edhe për liderët e Vëllazërisë Myslimane, Khairat al-Shater dhe Mohammed el-Beltagi.
Morsi është presidenti i parë islamist i zgjedhur në mënyrë demokratike. Ai u rrëzua nga ushtria në 2013-ën pas protestës së miliona njerëzve që kërkonin largimin e tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/