15 maj 2015 –Financierët italianë ndaluan për kontroll  një makinë me targa italiane me 3 shqiptarë në të. Ndalimi u krye në qytezën e Bucinaskos (Buccinasco) vetëm 7 km larg Milanos. Në motorrin e makinës ishin fshehur 3 kg kokainë e pastër e sapo mbërritur nga Holanda.

Tre shqiptarëve iu sekuestruan edhe 26 000 euro kesh, që dyshohet se janë fryt i trafikut të drogës. Të tre shqiptarët u arrestuan në kushtet e flagrancës. Mbasditen e së premtes më 15 maj 2015, roja e Financës e Varezes do të japë një konferencë për shtyp për këtë maksisekuestro kokaine. Në konferencën për shtyp do të jepen më shumë hollësi për këtë trafik kokaine.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/