14 maj 2015 – Dy vajza të mitura janë zhdukur në qytetin e Korçës, që prej ditës së martë, më 12 maj. Denoncimi është kryer ditën e djeshme nga prindërit e vajzave në Komisariatin e policisë së Korçës.

Dy vajzat, 15-vjeçarja K.Z. dhe 14-vjeçarja E.D., kishin dalë së bashku paraditen e së martës dhe më pas nuk janë kthyer më në shtëpi, duke alarmuar kështu edhe prindërit e tyre. Deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e të miturave, ndërkohë vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/