14 maj 2015 – Shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Lata 30 vjeç, me banim në Devoll, u ekstradua nga autoritetet greke drejt vendit tonë.

Në nëntor të vitit 2014, Gjykata e Apelit Korçë kishte caktuar për Latën masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të mjeteve motorike".  

Kapja e 30-vjeçarit u bë e mundur nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me Interpol Athinën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/