13 maj 2015 – Një 16-vjeçare nga Durrësi ka ngritur një kallëzim penal ndaj një djali 18-vjeçar, po nga Durrësi, pasi ky ka ndërhyrë në jetën e saj në periudha të ndryshme kohore duke i bërë video fyese dhe më pas duke i hedhur në YouTube.

Kështu, pas denoncimit të adoleshentes A.T., specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit, filluan procedimin penal ndaj të riut me iniciale A.O.

18-vjeçari nga Durrësi akuzohet për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/