13 maj 2015 – Klajdi Gjeci ka rënë në prangat e policisë, pasi ka goditur me levë një 18-vjeçar në kryeqytet, duke e lënë të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë te “Komuna e Parisit” në Tiranë, ku pas një sherri për motive të dobëta, Gjeci ka marrë një levë dhe ka goditur 18-vjeçarin Maeto Zoga, duke i shkaktuar dëme serioze për jetën.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, ndërsa efektivët e policisë arrestuan autorin e ngjarjes.
Gjeci, i njohur si miku i Emiljano Shullazit, cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/