Ekzekutohet publikisht ministri korean
13 maj 2015 – Hyon Yong-Chol, ministri i Mbrojtjes në Korenë e Veriut, është ekzekutuar në mënyrë publike pasi akuzohej se ka tradhtuar liderin komunist Kim Jong-un.
Lajmin e ekzekutimit të tij e ka bërë të ditur agjencia “Yonhap” në Korenë e Jugut, e cila shpjegon se Hyon është ekzekutuar më 30 prill përpara qindra njerëzve.
Megjithatë ky lajm ka ngritur dyshime mbi vërtetësinë e tij, pasi thuhet se ministri Hyon ishte shfaqur një ditë para ditës së ekzekutimit në publik. Për ta vërtetuar është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, sepse Koreja e Veriut është një vend shumë i kufizuar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tirana një nga destinacionet më të lira në Europë! “Daily Mail”: Kombinim mes historisë, kulturës dhe jetës sociale
Kamioni përplaset me autobusin, 17 të vdekur në Pakistan
Kapiteni dëmtohet në kampionat, Argjentina në ankth për Lionel Messin para Botërorit
Irani shpall “fitoren” ndaj SHBA-së, Teherani krahason Trump me perandorët e mundur të Romës





