12 maj 2015 – Punonjësi i bankës që vodhi 713 milionë lekë shprehet i penduar ndërsa po afron fundi i gjyqit. Ardian Bitraj kërkoi mëshirë dhe kthim pranë familjes, pasi siç rrëfeu, “jeta që bënte para arrestimit është një kohë e zezë”. Sipas tij, që nga momenti kur ka nisur vjedhjen e parave nga Dega e Thesarit të BSH-së, i ka harxhuar ato në baste sportive e lojëra fati. Muajin e shkuar, në pretencën e saj, prokuroria kërkoi dënimin me 20 vite për Bitrajn, dënim ky që siç thotë protagonisti kryesor i skandalit është shumë i lartë.

Prokuroria dyshon që shuma e konsiderueshme të jetë harxhuar në baste, megjithëse nuk ka fakte të tjera.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”