12 maj 2015 – Një gazetar hedh dyshime mbi operacionin e befasishëm të SHBA-së që çoi në vdekjen e Osama Bin Ladenit në Pakistan.
Në një artikull në 'London Review', gazetari Seymor Hersh ka përgënjeshtruar Barak Obamën. Sipas burimit të tij anonim, Shtetet e Bashkuara ndërmorën operacionin në Abotabad me miratimin e Pakistanit, për të cilin pagoi 25 milionë dollarë. Islamabad e dinte mirë se ku fshihej lideri i Al Kaedës duke parë që shërbimet sekrete pakistaneze e mbajtën atë të burgosur në vitin 2006. Prandaj nuk ekziston në të vërtetë një operacion i befasishëm.
Hersh shpjegon edhe faktin se kufoma e Bin Laden, është e vërtetë që nuk u varros, por as nuk u hodh në det sipas diktatit islamik. Trupi nuk u hodh kurrë në det sepse u bë copash, i mbyllur në qese plastike dhe u shpërnda nëpër male nga helikopteri që fluturonte drejt Jalalabadit.
Shtëpia e Bardhë mohon të gjithë artikullin duke e quajtur të pabazë, duke vënë në dyshim ekzistencën e burimit. Në fakt nuk është hera e parë që Hersh shkruan në lidhje me burime që gjithmonë kanë mbetur anonime.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/