12 maj 2015 – Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte seanca e radhës ndaj 9 xhihadistëve të akuzuar për terrorizëm.

Por, seanca u shty për shkak se të pandehurit braktisën sallën e gjyqit. E gjithë kjo ndodhi pasi rreth 40 familjarë e mbështetës të tyre erdhën të veshur me bluza të zeza ku shkruhej "Jam krenar që jam mysliman" dhe policia ndaloi hyrjen e tyre me këto mbishkrime në sallë.

Xhihadistët të revoltuar nga moslejimi i familjarëve, kanë braktisur sallën e gjyqit duke vënë kusht se nëse policia ndalon sërish të afërmit e tyre, ata nuk do të paraqiten më në seanca.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/