11 maj 2015 – Çifti simpatik i këngëtarëve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani presin një fëmijë. Lajmin e bukur e dha vetë Albani pak minuta më parë, gjatë show-t “X Factor” në TvKlan.

Ai i dha një të puthur Miriamit në skenë, pasi tregoi se ajo është shtatzënë. Çifti është i lidhur prej disa vitesh. Miriami la Gjermaninë, ku kishte nisur karrierën muzikore për Shqipërinë dhe dashurinë e saj, Albanin.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”