11 maj 2015 – Shtatë sirianë klandestinë janë kapur në qytetin e Krujës. Këta shtetas, pasi u shoqëruan në polici pohuan se ishin nga Siria dhe kanë lëvizur në itenerarin Siri-Turqi-Greqi-Shqipëri, nëpërmjet vijës së gjelbër të kalimit kufitar Kakavijë. Duke ecur në këmbë, ata i janë shmangur në këtë mënyrë kontrollit në pikën kufitare.

Specialistët kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Durrës, njoftojnë se shtetasit e huaj: H.A., E.A., M.H., H.A., J.A., Y.J. dhe O.A., i kaluan për veprime të mëtejshme Zyrës së Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit Durrës.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/