9 maj 2015 – Horoskopi ditor, 9 maj 2015
Dashi
Do ta keni vërtet mbështetjen e shumë yjeve, por nëse nuk merrni në dorë vetë drejtimin e punëve, rrezikoni të mos konkludoni asgjë. Mos i dramatizoni edhe gjërat më të thjeshta.
Demi
Mos u nxitoni për të bërë një zgjedhje të re, sepse nuk është çudi të bini nga shiu në breshër, sepse pastaj do ta keni shumë të vështirë të ktheheni prapa. Bëni më shumë për partnerin.
Binjakët
Edhe pse tani [për tani nuk pritet asgjë e re, yjet ju këshillojnë të qëndroni të gatshëm, pasi priten ndryshime drastike. Miqësi e njohje të reja po shfaqen në horizont.
Gaforrja
Vazhdojnë përmirësimet në kuadrin yjor për ju dhe me mbështetjen e yjeve të mirë do të rikuperoni atë që keni humbur më parë. Do të jeni më efiçientë në punë dhe më të vlerësuar.
Luani
Përsëri është Merkuri ai që i jep një ritëm shumë të lartë gjithçkaje që ju rrethon, duke ju detyruar të sforcoheni shumë për të mbajtur edhe ju ritmin. Nuk është e lehtë të ndaheni me dikë.
Virgjëresha
Edhe pse Marsi mund të shfaqë pengesa të ndryshme për ju, Afërdita ajo që premton të përmirësojë ndjeshëm jetën tuaj shoqërore, madje t’ju sjellë njohje të reja mjaft interesante për ju.
Peshorja
Një situatë yjore “e sheshtë” duket se do të vazhdojë akoma, pasi edhe transiti në shenjë im yjeve është i qetë. Afërdita duket aktive tek favorizon kontaktet dhe njohje të reja ën planin sentimental.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje sot duhet të tregojnë kujdes sepse do të jenë nën pushtetin e një Hëne “zevzeke”, që i bën shumë nervozë. Nuk duhet hyni në diskutime sepse mund t’i ktheni në polemika.
Shigjetari
Përgatituni për një ditë mjaft të ngjeshur, pasi edhe Merkuri e Saturni favorizojnë pikërisht kontaktet dhe traktativat me të tretët. Është më mirë për ju të dëgjoni se sa të flisni.
Bricjapi
Duket se yjet janë vënë në garë për t’ju mbështetur sa më shumë, pasi edhe sot do të keni mbështetje të gjithanshme nga qielli, ku mbi të gjitha veçohet Afërdita me charme-n që ju sjell.
Ujori
Një ditë me ritme frenetike parashikohet edhe për të lindurit e kësaj shenje, që gjithsesi, duhet të bëjnë kujdes ta ngrenë pak këmbën nga gazi. Nxitimi shpesh ka sjellë edhe dështime.
Peshqit
Edhe pse do të jeni shumë të ngarkuar me aktivitetin tuaj të përditshëm, sot është dyshja Merkur Afërditë që do ta bëjnë më të ëmbël jetën tuaj sentimentale. Shëndeti mjaft i mirë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/