8 maj 2015 – Partia Konservatore e qendrës së djathtë në Britaninë e Madhe ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare të së enjtes, duke mundësuar që Kryeministri David Cameron të formojë qeverinë e re, pa pasur nevojë për koalicion si në mandatin e kaluar.Një fitore në këto përmasa nuk pritej, megjithëse pakënaqësia në popull është shumë e madhe.Pikërisht kjo pakënaqësi bëri që një prej votuesve të mos e hidhte votën e tij për asnjë prej partive politike në garë, por të zgjidhte një kandidat jashtë liste. Ai zgjodhi Lionel Messin, yllin argjentinas që shkëlqeu në fitoren 3-0 të Barcelonës përballë Bayern Munchen.

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"