8 maj 2015 – Skanerët e aeroportit të Marokut zbuluan një rast të rrallë të tentativës për të kaluar në mënyrë klandestine një djalë 8 vjeç. Në valixhen e një vajze 19 vjeçe, e cila udhëtonte drejt Spanjës, u pikas një gjë e çuditshme. Pasi kanë hapur valixhen punonjësit e kufirit gjetën fëmijën, në gjendje të rëndë fizike e psikologjike. Ata lajmëruan policinë, e cila konstatoi se shoqëruesja nuk ishte nëna apo i afërm i të miturit. Ajo u arrestua për trafik klandestinësh, ndërsa tregoi se do ta çonte fëmijën tek i ati. Edhe ai u prangos ndërsa kalonte në doganë.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”