7 maj 2015 – Horoskopi ditor, 7 maj 2015

Dashi

Nëse doni të bëni një marrëveshje të favorshme me dikë, këshillohet ta bëni në gjysmën e parë të ditës. Kjo për të garantuar një marrëveshje më kuptimplotë. Ju do të jeni në gjendje të konfirmoni besnikërinë e partnerëve tuaj dhe dashamirësinë e tyre.

Demi

Do të keni mundësi të mrekullueshme nga mëngjesi deri natën vonë për të përmirësuar marrëdhëniet me kolegët, si dhe për të zgjeruar njohuritë profesionale. Kjo është një ditë e mirë për të freskuar kurse të ndryshme njohurish.

Binjakët

Mos u mërzisni nëse të tjerët nuk kuptojnë atë që ju thoni, ose nuk janë të interesuar për mendimin tuaj. Të lindurit në muajin maj, mund të mërziten nga ndërhyrjet në kontaktet e tyre, si dhe mund të privohen nga një shans për të zgjeruar horizontin e tyre.

Gaforrja

Bujaria, drejtësia dhe falja janë cilësitë që do t’iu bëjnë më tërheqës në sytë e njerëzve. Ndërveprimi me ta do të jetë i mrekullueshëm, në qoftë se i shikoni gjërat më gjerë dhe hiqni dorë nga nazet e tepërta.

Luani

Gjatë ditës do të keni më shumë shanse për tu takuar me njerëz që ju pëlqejnë, për të bërë marrëveshje, ose për të takuar një kohë të mirë bashkë. Kjo është një ditë ideale për të vizituar miqtë, për të shkuar në evente si dhe për të diskutuar mbi ngjarjet aktuale.

Virgjëresha

Duhet të merrni një periudhë pushim, në një orar të ngjeshur të punës. Përpjekjet tuaja mund të shpërblehen, ka shumë mundësi që jo vetëm një person, por një grup njerëzisht do të jenë mirënjohës ndaj jush. Kjo është një kohë e mirë për blerje, përfshirë edhe ato të mëdha.

Peshorja

Më 7 maj ju do të merrni frymë lirisht dhe do të jeni të prirur për paqe dhe bujari. Ju nuk do të ndiheni të privuar, pa marrë parasysh çfarë. Mungesa e informacioneve të rëndësishme, apo njerëzve të dobishëm do të kompensohen me takime të tjera frymëzuese.

Akrepi

Dita rrit tendencën për fshehtësi dhe mistere, dhe mund të kërkojë që të largoheni nga vende të mbushura me njerëz. Ju nuk duhet të bëni një jetë shumë aktive. Do të ishte e mençur prej jush që të zgjidhni të pushoni, në mënyrë që të përqendroheni në gjëra të këndshme dhe të qeta.

Shigjetari

Takimet me grupe të ndryshme dhe me miqtë tuaj, mund të rezultojnë mjaft produktive. Nëse jeni të shoqërueshëm dhe të interesuar për të ardhmen më të mirë, ju do të keni kontakt me një të njohur me ndikim. Keni mundësinë për të përfituar.

Bricjapi

Do të jeni shumë të kënaqur me zhvillimet në anën profesionale. Gjatë ditës mund të keni një takim të suksesshëm apo një marrëveshje të mirë. Nëse një marrëveshje e sigurtë e planifikuar, është vonuar dhe shtyrë për arsye të ndryshme, sot është dita për ta finalizuar atë.

Ujori

Kjo ditë premton sukses dhe popullaritet. Ju do të mbështesni gjithçka në njohuritë tuaja, bukurinë, frymëzimin krijuea apo vetëbesimin. Një dëshmi logjike e drejtësisë mund të dështojë. Kjo është kohë e mirë për kontaktet me miqtë dhe shokët.

Peshqit

Gjatë gjithë ditës rëndësia e lidhjeve apo zgjerimi i njohurive apo takimet me njerëz me ndikim, do të jetë e dukshme. Mund të ketë një kthesë të re në proceset e gjata dhe të mbyllura ligjore, e cila do të sjellë një shpresë të re për zgjidhje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/