5 maj 2015 – Humoristi i njohur Bes Kallaku ka zbuluar të vërtetën e tatuazhit të tij, pasi publikoi një foto me tatuazhistin Olsi, i cili po pikturonte portretin e Nard Ndokës në trupin e Besit.
“Ja tattoo-ja e re… Hahahaha…. Je suis Nardi… Falënderoj Zotin që ekziston Nard Ndoka”, shkruan Besi në Facebook.
Por, për të gjithë ata që do të çuditen nga ky lajm, duhet ta shohin thjesht me humor, pasi kjo është shakaja e radhës që vjen nga humoristi i talentuar. Tatuazhi nuk është i vërtetë.
Vendosja e portretit të Ndokës është e ngjashme me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, realizuar në trupin e një prej simpatizantëve të tij.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/