5 maj 2015 – Pavarësisht lajmit të keq që u bë publik dje për aktivitetin e zhvilluar për karikaturat e Profetit Muhamed në Garland, ku u vranë dy persona të armatosur, vjen një lajm i mirë. Fituesi i konkursit është shqiptar. Ai është Bosch Fawstin, djali i emigrantëve shqiptarë që arritën në brigjet e Amerikës vetëm një vit para lindjes së tij. Ai është një karikaturist dhe bloger me bazë në SHBA.
Fawstin falënderoi përkrahësit dhe rrëfeu përjetimin e tij në momentin e vrasjes së dy personave të armatosur, jashtë ambientit ku po zhvillohej aktiviteti. “Ata erdhën për të na vrarë dhe vdiqën për këtë. Drejtësi”, tha Fawstin.
Fituesi i karikaturës, e tregon Muhamedin të veshur me një çallmë duke mbajtur një shpatë, i cili me zemërim thotë: “Nuk mund të më vizatosh mua”.
Ndërsa, dora e një artisti e treguar në karikaturë vazhdon duke shtuar një përgjigje: “Kjo është arsyeja pse unë të vizatova ty”.
/S.L. agjencia e lajmeve 'Dyrrah"/