4 maj 2015 – Sot është shumë e zakonshme të flasësh për seksin, madje dhe në publik, televizor apo rrjete sociale. Por, në fillim të viteve ’90 kjo temë ishte tabu.

Shqipëria sapo kishte dalë nga periudha e izolimit dhe po bënte hapat e para të ballafaqimit me botën. Mënyra e parë ishte duke u larguar drejt Perëndimit. E dyta nëpërmjet tregut të gazetave, revistave e librave.

Ndërsa në Tiranë ende nuk kishin nisur botimet erotike, Durrësi ishte një hap para.

Nga arkivat zbulojmë një libër të marsit të vitit ’92, nga shtëpia botuese “anëdeta”. “Seksi, dashuria dhe sensualiteti” ishte titulli i tij, ku shkruhej për temat që nuk ishin cekur më herët, nga ana e një marrëdhënie jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Ky botim shënon dhe të parin rast kur çështjet e dashurisë dhe erosit, trajtuar specifikisht në një material të hapur për lexuesin.

Në ditët tona shtëpia botuese nuk ekziston më, ndërsa libri ka mbetur si kujtim në duart e blerësve të emancipuar të post-diktaturës.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”