4 maj 2015 – Duka dhe Dukesha e Kembrixhit e kanë zgjedhur emrin e bijës së tyre, por duan të informojnë personalisht Mbretëreshën, para se emri të bëhet publik. Lajmi bëhet i ditur nga burime mbretërore për median britanike “Daily Mail”.
E vetmja princeshë e lindur pas 65 vjetësh, është prezantuar ditën e djeshme nga prindërit me vëllanë e vogël Xhorxh dhe familjet e tyre.
Ndërsa sot, çifti do të takohet me stërgjyshen, Mbretëreshën.
Nuk ka ndonjë protokoll që të përcaktojë se monarku duhet të konsultohet për emrin e një të sapolinduri në familje dhe burimet kanë theksuar se nuk pritet që ai të informohet personalisht para shpalljes së emrit. Megjithatë, William, i cili ka qenë shumë i lidhur me gjyshen vitet e fundit, ka vendosur që ta nderojë atë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/