3 maj 2015 – Djali 10-vjeçar sillej keq në shkollë dhe nëna vendos t’i japë një mësim.
Chiquita Hill, 33 vjeç, nga SHBA-ja, tha se djali i saj nuk dëgjonte mësuesit, ua kthente fjalën, fyente e nuk bënte detyrat e shtëpisë. Kur i mbaruan të gjitha idetë dhe i biri nuk po ndërronte rrugë, ajo thirri policët që të shtireshin sikur po e arrestonin.
Pasi qau dhe u tmerrua, djali u kthye te mamaja e tij duke e përqafuar. “Nuk do e bëj më kurrë,” i tha të ëmës.
Për këtë sjellje, si ndaj mamasë edhe ndaj “bashkëpunimit” të policisë, ka pasur kritika në mediet e huaja online.
Në foto shihet momenti kur djaloshit i vihen prangat.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/