3 maj 2015 – Një fans i madh i zëvendëskryeministrit të Britanisë Nick Clegg, u turpërua para të gjithëve.
Adoleshenti William Carrie, i kërkoi Clegg-ut të bënin një selfie, dhe në momentin që politikani pranoi të bëjnë foton së bashku, 17-vjeçarit i ranë xhinset deri në gjunjë, duke e lënë të turpëruar para të gjithëve dhe mbi të gjitha para zv.kryeministrit të vendit.
Ai u ndje ngushtë duke thënë se tashmë miqtë e tij nuk kanë për ta lënë rehat.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/