2 maj 2015 – Eduardi 36-vjeçar është një i burgosur lezhian në Sardenjë. Në kuadrin e një iniciative për rehabilitimin e të burgosurve, ai bashkë me 10 të burgosur të tjerë, po të burgjeve sarde, për një javë do t’u ngjitet maleve të Sardenjës duke ndjekur intinerarin e shenjtit Santiago të Kompostelas. Autoritetet shpresojnë, që kjo leje shpërblyese 7 ditore e shndërruar në eskursion në një nga zonat më malore e më të ashpra të Italisë, do të ndihmojë në rehabilitimin e të burgosurve. Eduardi ndihet mirë , sepse zona malore e Barbaxhas (Barbaggia) në Sardenjë i kujton fshatin Mllojë në Shkodër nga e ka origjinën i jati. Barbaxha është një zonë malore sa e thyer aq edhe strehë e banditëve dhe pengmarrësve të paktën deri në fillim të viteve ‘80-të të shekullit XX. Ndër karabinierët italianë madje qarkullon edhe shprehja: më transferoni, ku të doni, vetëm në Barbaxha jo.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”